Zgjedhjet në 6 mars/ Duka: PD e copëzuar duhet të dalin me një kandidat të vetëm

Zgjedhjet në 6 mars/ Duka: PD e copëzuar duhet të dalin me një kandidat të vetëm

Deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për të cilat deklaroi se zgjidhja më e mirë është që dy grupet e PD të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rënë dakord që të konkurrojnë me një kandidat të vetëm.

Nuk ka ndonjë dinamikë të madhe, kemi propoganduar që PD e copëzuar në dy grupe të mëdha të gjejë gjuhën dhe të dalin me një kandidat të vetëm që dhe aleatët me ato vota që kanë të ndihmojnë. Por deri tani nuk po shohim ndonjë qëndrim final. Ne do vazhdojmë punën si parti e vetme, por nëse nuk arrihet kjo ne nuk do bëjmë aleancë por do i lëmë njerëzit të lirë. Moskeptiocizëm për të fituar por do vazhdojmë të japim kontributin tonë.

Nuk është qëndrim oportunist por parimor sepse sipas nesh është e vështirë të fitohet ndërkohë që ne dalim të copëtuar.  Pesha ime më shumë është në Durrës. Nëse janë dy kandidatë mund të bëjnë diferencën për të fituar.  Qëllimi jonë nuk është të ngremë forcën tonë politike duke shfrytëzuar këtë vakum në PD, por duhet të punojmë që të dalim me një kandidat të vetëm nga të dyja PD dhe bashkë me ta dhe aleatët. Nëse ka dy apo më shumë kandidatura përfiton ai që është përballë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy