
Gazetari Arjan Çani thotë se kryeministri Rama nuk e do Kosovën në Ballkanin e Hapur. Kjo sepse, sipas tij, ulja në tryezë e Albin Kurtit do të eklipsonte vetë Ramën.
Rama nuk e do Kosovën në Ballkanin e Hapur. Albin Kurti i bën hije Ramës. Rama nuk e ka dashur kurrë Kurtin. Ai do të donte që Kosova nëse një ditë vjen në këtë tryezë, të shtyjnë sa më shumë kjo ditë. Sepse me lidership është ai që përfaqëson Shqipërinë. Një njeri që do të jetojë gjatë në politikë e arrin këtë vetëm nëpërmjet krizave. Një njeri që të ekzistojë sa më gjatë në politikë duhet të krijojë kriza. Mosvajtja e Albinit në këtë tryezë është në favor të Ramës. U thotë ndërkombëtarëve “e kuptoni kush është njeriu i përgjgjshëm në Ballkan”?



