
Pak para nisjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit i cili do të organizohet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se simbolikisht krerët evropianë do të vendosen në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen si “armiqtë e tij të betuar”.
Teksa lëvdon tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, Rama thotë e Shqipëria është gdhirë të hënën si “Evropa e Ballkanit”.
Mirëmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Evropa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.
Me pjesëmarrjen e superfuqive evropiane dhe me prani të veçantë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si edhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, forcimi i bashëpunimit rajonal mes gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe përafrimi me tregun evropian, do të jenë fjalë kyçe të Samitit dhe takimeve.



