Tirana zyrtare përshëndet ratifikimin e Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës

Tirana zyrtare përshëndet ratifikimin e Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës

Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës arriti të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.

Pas këtij ratifikimi nuk kanë munguar as urimet nga Tirana zyrtare, ku i pari ishte kryeministri Edi Rama që përshëndeti vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar demarkacionin me Malin e Zi dhe thekson se ky akt është dëshmi e seriozitetit të Kosovës si shtet.

"Super Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Evropian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Evropë për qytetarët e Kosovës", shkruan Rama.

Edhe kreu i shtetit, Ilir Meta ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi. 

Përmes një reagimi zyrtar, Meta e cilëson votimin e ditës së sotme, si një përmbushje e dëshirës së qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspiratës së tyre të integrimit ne Bashkimin Evropian. 

Përgëzime për Kuvendin e Kosovës per miratimin e marreveshjes se demarkacionit me Malin e Zi dhe urime te gjithe qytetareve te Kosoves ne permbushjen e deshires se tyre per te levizur te lire e per realizimin e aspirates se tyre te integrimit ne Bashkimin Evropian!”, shprehet Meta. 

KALON DEMARKACIONI

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vendimin e miratuar nga parlamenti i Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

 Ai e ka konsideruar këtë vendim një hap përpara drejt liberalizimit të vizave me vendet e BE-së.

“Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi përbën një hap të rëndësishëm përpara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkufitare, i krijon mundësinë Bashkimit Europian për të vijuar sa më parë me procesin e shumë dëshiruar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përforcon klimën e bashkëpunimit pozitiv në tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes fqinjëve. Urime Kosova”, shkruan Bushati.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha përshëndeti votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Kryedemokrati thekson se ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.

"Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese. Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj. Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves", shkruan Basha në rrjetin social "Facebook".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy