Tabaku: FMN i kujtoi Ramës se tentativa për të prishur ekuilibrat makroekonomik nuk i shërben shqiptarëve

Tabaku: FMN i kujtoi Ramës se tentativa për të prishur ekuilibrat makroekonomik nuk i shërben shqiptarëve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se FMN përmes një deklarate të pak ditëve më parë i rikujtoi qeverisë Rama se tentativat për të prishur ekuilibrat makroekonomik të vendit nuk mund t’i shërbejnë shqiptarëve, por interesit personal të një njeriu, Edi Ramës.

Tabaku thekson se arsyeja e qartë pas kësaj deklarate mbetet keqpërdorimi që Rama dhe qeveria e tij i kanë kryer fuqisë së shtetit, rrjedhojë e kësaj sjellje është edhe kriza e thellë që ka prekur ekonominë e vendit këto 7 vite dhe që kulmoj këtë vit.

Ajo tha se ndihma e cunguar karshi biznesit dhe qytetarëve, mungesa e likuiditetit në treg, ndërsa nga krahu tjetër vazhdimi i pagesave për PPP-të e oligarkëve dhe zgjerimi i këtyre pagesave në rrugë imagjinare 3D janë një rrezik. I cili, sipas saj, për nga natyra e tij përbën shqetësim edhe për një institucion serioz si FMN.

Për të justifikuar keqpërdorimin e buxhetit të shtetit në projekte kriminale dhe me rritjen e borxhit publik në mbi 85% të PBB-së, Ramës i duhet të propozojë absurditete. Kështu i bindur se shqiptarët do të gënjehen edhe një herë prej tij, ka vendosur të kopjojë keqazi tezat dhe parimet me të cilat PD ka vite që pre valon në diskutimin publik”, shkruan Tabaku.

Për ish-deputeten demokrate, qeveria Rama, po vijon duke u përpjekur për të mbuluar krizën e thellë, por treguesit realë të klimës së biznesit janë më ulëtit në rajon, referuar rezultatit të një sondazhi të zhvilluar nga Eurobarometri, i cili tregon se vendi ynë renditet i fundit në rajon në lidhje me besimin në ekonomi.

Tabaku thotë se një e dhënë tjetër negative vjen edhe nga Banka Botërore, e cila raporton se 50% e shqiptarëve do të kenë të njëjtin nivel varfërie sin ë vitin 2005.

Sipas saj, këto shifra, janë vetëm maja e ajsbergut të një ekonomie që është futur në dishezën e krizës dhe me shumë gjasa do të ndjehet gjithnjë e më shumë në muajt e ardhshëm.

Nën trysninë e një parashikimi me një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së, zgjidhja e qeverisë nuk është aspak miqësore për biznesin e ndershëm. Në këto kushte, përballë krizës që ka prekur vendin Rama, si një autokrat tipik, propozon një përjashtim të pazbatueshëm nga taksat dhe njëkohësisht propagandon nismën e Amnistisë Fiskale. Të dyja nisma të kritikuara po njëlloj nga FMN, e cila i konsideron të rrezikshme për stabilitetin fiskal këtë kopje të keqe heqjen e tatim fitimit, një klithmë elektorale kur nga ana tjetër taksa dhe tarifa vendore janë tre apo pesëfishuar. Kopja e keqe nuk do ta shpëtojë nga ngelja në klasë!”, nënvizon ajo.

Ish-deputetja demokrate tregon se alternativa që Partia Demokratike i ofron shqiptarëve ka në bazë thjeshtësinë dhe lehtësinë e të bërit biznes.

Ajo që ne ofrojmë ka në qendër qytetarin dhe mirëqenien e tij. Taksa për biznesin e vogël me normë 0.5% mbi xhiron vjetore ku përfshihen dhe taksat lokale do t’i hapë mushkëritë e bllokuara atij sektori që ka 70% të të punësuarve në vend. Duke e bërë këtë në mënyrë të ndershme e të drejtë”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, vendosja për pjesën e mbetur të bizneseve të taksës së sheshtë prej 9% do t’i incentivojë ato që të ri-investojnë fitimin e tyre në pagat e punonjësve apo në zgjerimin e biznesit dhe njëkohësisht vendosja e Tatimit mbi të Ardhurat Personale për të punësuarit me pagë nga 30 mijë lekë e sipër, në normën e 9% është një tjetër plus për të incentivuar konsumin.

Bindja jonë se qytetari i menaxhon më mirë të ardhurat se sa një shtet i madh e burokrat që abuzon më kollaj me taksat e shumta. Shqipëria e 18 taksave që krijojnë kaosin e madh dhe në të cilën kontabilistët angazhohen më së shumti për t’ua gjetur anën, do të jetë ndryshe nën qeverisjen tonë. Pasi ne do të thjeshtojmë edhe më tej këto grupe taksash duke eliminuar ato që janë të padobishme apo duke bashkuar në një disa taksa të ndryshme. Ne besojmë tek energjia pozitive e shqiptarëve, besojmë tek dija dhe kapacitetit e secilit prej tyre. Prandaj politikat tona fiskale dhe ekonomike do të incentivojnë përherë këto karakteristika. Ndajmë plotësisht të njëjtin shqetësim me FMN për rrezikun që i kanoset shqiptarëve nga kjo qeveri”, tha Tabaku.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy