Ankesa e PD-së për listat, KAS merr në shqyrtim çështjen

Ankesa e PD-së për listat, KAS merr në shqyrtim çështjen

Pas ankesës së Partisë Demokratike, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka vendosur të marrë në shqyrtim çështjen e kandidatëve për deputetë të PD-së që u hoqën nga KQZ.

71 kandidatë u hoqën nga listat, pasi sipas KëZ-së nuk lejohem më shumë se 153, ndërsa në listën e ribërë nga PD u vu re u vu re një rirenditje kandidatësh, disa heqje dhe shtime të tjera kryesisht në fund të listës.

Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa, ndërkaq pritet të shihet pas 3 ditësh se çfarë do të vendosë KAS.

Kujtojmë se PD-së iu kthenë listat për shkak të kuotave gjinore, por pas korrigjimit në lista u vu re një rirenditje kandidatësh, disa heqje dhe shtime të tjera kryesisht në fund të listës.

NJOFTIMI NGA KQZ

Pershendetje!

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy