Rimbursuan 4 % të të sëmurëve/ Vokshi: Armik është qeveria, jo pandemia

Rimbursuan 4 % të të sëmurëve/ Vokshi: Armik është qeveria, jo pandemia

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim në emër të PD-së, lidhur me trajtimin e shqiptarëve gjatë pandemisë së koronavirusi, tha shqiptarët janë më të braktisurit dhe më të keqtrajtuarit në Europë gjatë pandemisë.

Në një reagim, Vokshi shprehet se “në prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë. 164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), të rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve; 1 mijë dollarë shpenzoi mesatarisht cdo i sëmurë për t’u kuruar, ndërsa qeveria rimbursoi  vetëm 40 dollarë për të sëmurë, vetëm 4% e shpenzimeve individuale”.

Sipas Vokshit, gjetjet e studimit të kryer nga “Together for Life” nxjerrin në pah shqetësimin e drejtë të ngritur nga PD se buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës.

“Tenderat sekretë blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, por shërbimi për pacientët nuk u përmirësua, mjekët dhe stafi në qendrat shëndetësore patën trajtim qesharak,  duke marrë vetëm 2 kuti me maska mbrojtëse në 18 muaj e për mjete të tjera mbrojtëse. Kush përfitoi nga tenderat sekretë dhe josekretë gjatë pandemisë? Kush mban përgjegjësi për nivelin më të lartë të vdekshmërisë në rajon? Kjo është një çështje që nuk do ta kalojmë në heshtje! Qytetarët meritojnë respekt dhe llogaridhënie! Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë do të kërkojmë transparencë të plotë për fondet e pandemisë”, tha Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy