Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikim për mediat ditën e sotme, lexoi emrat 26 e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ai tha se procesi i ndjekur për kandidatët për Këshillat ka qenë transparent dhe se komisioni është drejtuar nga Petrit Vasili.
Meta bëri të ditur se kjo listë drejtohet nga Silva Caka dhe në të përfshihen Tedi Blushi, Endrit Braimllri, Floida Kërpaçi etj.
Ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit.
Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre, pakënaqësitë apo padrejtësitë që do u bëhen nga kryetarët fitues të bashkive.
Ai tha se Partia e Lirisë mbështet kandidatët e dalë nga procesi i “primareve” në Partinë Demokratike, por se do të ketë listën e vetë të kandidatëve.
Ne përkrahim kandidatët e Primareve, nga Tropoja në Konispol. Edhe Partia e Lirisë do ketë kandidatët e saj për Këshillat Bashkiak.
Këto zgjedhje do të jenë një referendum për të shporrur regjimin monist.



