Rama e quan Bashën artist që ndryshon para kameras, ndërsa Saliu është më i miri në PD

Rama e quan Bashën artist që ndryshon para kameras, ndërsa Saliu është më i miri në PD

Gjatë takimit më fermerët e fashatit Buçimas në Pogradec, kryeministri Edi Rama nga Buçimasi i Pogradecit, nuk ka kursyer ironitë në drejtim të  Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Për këtë të fundit kreu i qeverisë pohoi se është më i miri që ka deri më tani PD-ja, ndërsa Bashën e cilësoi artist që di të sillet para kamerave.

“E nisin (fushtën) që në mëngjes tek Bashkimi, dhe e mbyllin tek Arjan Çani, ku do shkoj unë sot. Merren me hallet e mia, po a nuk kanë halle vet?? “A ky është ai i asaj vërrës në ujë që s’bëri asgjë. Ky është ai i atij thesi”. Ju i njihni por kur flasin të marrin mendjen. Ishte mërzitur me mua për në Ersekë. Berisha i ka të tëra me një zero pas, i shton. Sa më shumë plaket, as më e madhe i duket Shqipëria. ai ka ikur në shtëpi. Ky është më i miri që ka PD-ja. Luli që do i bëj të tëra. Kur donte të bëhej kryetar bashkie dilte me bukë në dorë. Ishte artist. Kur ndizet kamera është tjetër njeri. Me bukë në dorë dilte dhe thoshte kjo bukë ka brenda kosto, gjithë ato gjëra. Pati shumë njerëz që thanë ‘epo mirë bukën do e marrim nga ky’. U bë kryetar Bashkie”, u shpreh Rama.

Mes të tjerash kryeministri nuk i ndali sulmet as për LSI-në, duke shtuar se kjo forcë e ka lëvizur timonin sa herë që kanë pasur nevoja personale.

“Siç ka ndërmarr PS reforma që s’kanë mundur t’i marrin dot për vite. Të tjerët e kanë lëvizur timonin sa herë duan për nevoja personale. Do vendosim si do jetë Shqipëria në marrëdhëniet me botën, me Europën. Për të qenë pastaj më e respektuar si asnjëherë në arenën ndërkombëtare. Sa raste ka që njerëz që studiojnë jashtë duan të kthehen. Isha dje në Sarandë, edhe speciet e detit janë të ndara me parti. Edhe Vangjel Dule ka sardelet. Vihet tepsia përpara, në gjithë botën vihen para programet. Këtu tepsia. Duam kaq pjesë në det, kaq ministri, kaq drejtori. Kështu është”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy