Kryemadhi: Kostoja e tërmetit do të përballohej vetëm me paratë e koncesionit të sterilizimit

Kryemadhi: Kostoja e tërmetit do të përballohej vetëm me paratë e koncesionit të sterilizimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, thotë se fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit do të përballohej financiarisht vetëm me paratë e njëri prej koncesioneve që ka dhënë qeveria. Duke folur në Konventën që LSI po mban sot në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se vetëm me koncesionin e sterilizimit 8.5 milion euro që u denoncua pikërisht dje nga PD mund të ndërtoheshin 40 mijë m2  apartamente, që do të thotë strehim për 10 mijë shqiptarët e mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

2019 shënoi një rritje, rritjen e pagesës për koncesionet: shqiptarët paguan 16% më shumë se në 2018, për koncesionet. Koncesionet e sterilizimit ku çdo komplet kushton 60 herë më shumë se në Gjermani, Turqi e gjetkë. Unaza e Re – 40 milionë euro grabitja. Teatri – 200 milionë euro. Dividenti – 140 milion euro iu merren buxhetit të shqiptarëve. Ndonëse, ishte viti i fatkeqësisë së shqiptarëve, ndërkohë që sipas shifrave të qeverisë 10225 qytetarë flenë në çadra, mbi 3580 shtëpi dhe godina janë prishur dhe 3650 qytetarë duhet të dalin nga vendet ku janë strehuar se ju ka mbaruar afati, e vetmja gjë që rritet është pagesa për koncesionet dhe klientët e qeverisë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së akuzoi qeverinë për korrupsion dhe politika fiskale që e kanë dëmtuar ekonominë e qytetarëve.

Politika jo humane dhe dritëshkurtër e Rilindjes ngriti taksat për shqiptarët dhe bizneset dhe si rezultat me mijëra biznese u mbyllën. Mbyllja e mijëra bizneseve erdhi edhe si rezultat i korrupsionit të paprecedent të taksidarëve të Rilindjes. Biznesi vendas por edhe investitorët e huaj janë lënë në dorë të gjobëvënësve dhe klientëve kriminalë të qeverisë. Ndaj Shqipëria ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja në rajon, dhe ka rënë poshtë në treguesit e klimës së biznesit. Kthimi i ekonomisë shqiptare në një lavatriçe e pastrimit të parave të drogës të trafiqeve ka dëmtuar ekonominë në afatgjatë, duke shkatërruar konkurrencen dhe tregun e lirë”, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy