Bushati takon Kotzias në Selanik: Po punohet për çështjet e kufirit detar dhe tokësor

Bushati takon Kotzias në Selanik: Po punohet për çështjet e kufirit detar dhe tokësor

Në takimin e tretë Ndërministror të Selanikut mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili u mbajt më 3 dhe 4 maj 2018, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm e të Brendshëm dhe të Infrastrukturës të katër vendeve, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati është takuar me homologun e tij grek Nikos Kotzias.

Gjatë bisedës me homologun e tij helen Nikos Kotzias, dy ministrat morën në shqyrtim ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe Korçë duke vlerësuar përmbylljen me sukses të një pjese të elementëve përbërës të saj dhe shprehën angazhimin për të vijuar me të njëjtin ritëm për të jetësuar zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e rëna dakord. 

Ministri Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë. Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë dhe po punohet për pjesën tjetër të paketës siç është njohja e patentave apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor.

Ministri Bushati bëri me dije se do të ketë një tjetër takim me homologun Kotzias për të diskutuar ecurinë e punës edhe pse Greqia është një vend i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe ka një rol të veçantë në rajon. 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy