Soreca: Mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim

Soreca: Mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim

“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim”.

Kështu është shprehur sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kërkon që çështja e prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj të shqyrtohet me pavarësi. 

Kim reagoi pas ankimimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për hedhjen poshtë të akuzave të ngritura nga përfaqësuesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, ndaj prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Soreca më tej shton se ka shpresë te Kolegji i Posaçëm i Apelit për të shqyrtuar çështjen.

Duke iu bërë thirrje organeve kompetente, Soreca thorë se “me integritet dhe pavarësi duhet siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”.

ONM-ja, i rekomandoi sot Komisionerët Publikë që të apelojnë vendimin e KPK-së pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy