Deputetët e majtë në Komisionin e Reformës Territoriale dorëzojnë në Kuvend draftin për ndarjen e re vendore.
Propozimi parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma e propozuar nga PS ruan 12 qarqet dhe bashkinë si njësinë e vetme të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet.
Në organizimin e brendshëm shtohet një nivel i ri i quajtur “Qyteti”.



