
Sot pritet të firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italianë. Kryeministri Rama shkruan se do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj. Po ashtu përfitues janë edhe italianët që jetojnë në vendin tonë.
Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë.
Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të dy vendeve.
Pas firmosjes së marrëveshjes, 2 ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.




