Deputeti shqiptar: Të ndjekim rrugën e Gjermanisë, ndryshe rrezikojmë të mbetemi me identitet të coptuar

Deputeti shqiptar: Të ndjekim rrugën e Gjermanisë, ndryshe rrezikojmë të mbetemi me identitet të coptuar

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjanaj ka përshëndetur takimin dy palësh mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të pasohet nga mbledhja e përbashkët e qeverive.

Ai shkruan se bashkimi në një shtet të vetëm duhet të vijë ngadalë, duke dhënë kështu edhe një shembull Gjermaninë.

Reagimi

Pikërisht shteti gjerman duhet të merret si shembull sipas Gjanat për të ndjekur njëkohësisht edhe rrugën drejt Bashkimit Europian.

Përshëndes takimin e qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si një takim sa i rëndësishëm aq edhe i nevojshëm. Sigurisht se çdo hap sado i vogël në zhdukjen e barrierave ndërmjet 2 pjesëve të një popullit të njëjtë është i mirëpritur por shumë shpejt ama niveli i përfaqësimit duhet të evoluojë në shkallën e duhur, në atë të kombit, të paktën në raport me diasporën shqiptare, arsimin dhe kulturën.

Nuk do ishte e tepërt për këtë popull kaq të vuajtur që ka të gjitha arsyet që të bashkohet në një shtet të vetëm, ashtu siç e bëri populli gjerman, por që pranon të mos bashkohet menjëherë, të ngushëllohet me emërimin e 3 ministrive të përbashkëta Kosovë-Shqipëri dhe që ky akt të mos shqetësojë një opinion ndërkombëtar i cili ka gisht në ndarjen e tij!

Hapat duhet që t'i bëjmë pa patur frikë nga çfarë do të thonë të tjerët. Ata duhet që të kuptojnë se lidhja jonë është e pa kushtëzueshme. Nëse duam që të bëhemi popull evropian i vërtetë duhet që të ndjekim rrugën e një popullit evropian si ai i Gjermanisë përndryshe rrezikojmë të ngelim një popull i pa realizuar me identitet të coptueshëm! 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy