Salianji: Qeveria e ka dorëzuar kontrollin e territorit, tek bandat e krimit të organizuar

Salianji: Qeveria e ka dorëzuar kontrollin e territorit, tek bandat e krimit të organizuar

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat tha se Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron Shqipërinë, si vendburim të prodhimit të kanabisit dhe element kyç i trafikut të drogës drejt Bashkimit Europian.

Duke iu referuar raportit të publikuar një ditë më parë nga DASH, ai tha se Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane.

Sipas tij, Shqipëria konsiderohet si një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe se grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë.

“Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se sundimi relativisht i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të fenomenit të drogës në Shqipëri. Krimi i dhunshëm në Shqipëri është shpesh i lidhur me krimin e organizuar dhe, gjyqtarë, prokurorë, policë dhe gazetarë kanë qenë subjekt i kërcënimeve. Praktikisht qeveria shqiptare ja ka dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin në territor bandave të krimit të organizuar, për fat të keq pasi përdoren në zgjedhje për të grumbulluar vota duke kërcënuar, intimiduar dhe blerë vota për rilindjen ata shpërblehen me emërime në postet kyçe qeveritare, me kontrollin e emërimeve në administrate dhe ju ofrohet paprekshmëri në aktivitetin e tyre kriminal”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se aktiviteti kriminal shkon më tej duke pastruar dhe paratë e pista, ku citoi DASH se, “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.

Në këtë linjë nënvizoi se pavarësisht kambanave të forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH qeveria shqiptare nuk bën asnjë përpjekje serioze për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sepse për këtë qeveri interesi i një grushti njerëzish prevalon ndaj interesit të shtetit dhe qytetarëve, për këtë qeveri prodhimi i parave të pista për organizatën e saj vlen më shumë se shkretimi i përditshëm qe po i behet Shqipërisë për shkak te pabarazisë, papunësisë dhe varfërisë. Është për të ardhur keq, që edhe pse vitet kalojnë vlerësimi sa i përket Shqipërisë si vend prodhues dhe tranzit i lëndëve narkotike, mbetet i njëjti. Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë”, tha ndër të tjera Ervin Salianji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy