Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje kryeprokurorit Llalla për të mos pritur në takim ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.
Basha i ka kërkuar Prokurorisë më anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’ që të veprojë sa më parë për të vënë Tahirin para përgjegjësisë penale pas përgjimeve të publikuara nga medit italiane në lidhje me Moisi Habilajn, njeriun e afërt të ish-ministrit.
“Faktet dhe provat tronditëse te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafien e drogës dhe armeve janë para syve te çdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Përgjithshëm te mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese për ta vene atë para përgjegjësisë penale,” shkruan Basha.



