Rama: Samiti i Diasporës të marrë shembull te Kongresi i Manastirit

Rama: Samiti i Diasporës të marrë shembull te Kongresi i Manastirit

Kryeministri Edi Rama përkujton 108-vjetorin e çeljes së Kongresit te Manastirit, duke sjellë dy foto në rubrikën e bërë traditë, AMARCORD, dhe njëherazi duke hequr një paralele me Kongresin e Manastirit dhe Samitit te Diasporës, që do të mblidhet në Tiranë këtë fundjavë.

Në postimin në statusin e tij Facebook, kryeministri Rama shprehet: “Nga Kongresi i Manastirit, të cilit sot i përkujtojmë 108- vjetorin e çeljes, kanë mbetur pothuajse vetëm dy foto të mirënjohura, njëra prej të cilave paraqet delegatët e tubuar së bashku”.

“Përveç përpunimit dhe njehsimit të alfabetit të gjuhës sonë, kontribut i paçmuar që duhet ta përvetësojmë çdo ditë për një përdorim sa më të kulluar të shqipes, ky kongres mund të konsiderohet si i pari që mblodhi rreth problemeve shqiptare, përfaqësues nga diaspora e atëhershme”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama thekson se “Samiti që do të mblidhet në Tiranë këtë fundjavë duhet të shohë te Kongresi i Manastirit një shembull gjithmonë të gjallë e ushqyes për të ardhmen e Shqipërisë, një dhe të pandare”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy