Ambasada ruse në MV provokon me mbishkrimin: “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”

Ambasada ruse në MV provokon me mbishkrimin: “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”

Ambasada Ruse në Maqedoninë e Veriut dje ka shpërndarë në Tëitter një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

“Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson”, ishte provokimi i diplomacisë ruse në rrjet.

Publikimi nuk ka kaluar pa shkaktuar zhurmë në median sociale, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar që e dënon këtë veprim në mesin e tensioneve në veri të Kosovës.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut urdhëroi gjatë muajit prill largimin e gjashtë diplomatëve rusë nga vendi, me akuzën për angazhimin në aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Maqedonia e Veriut ngriti akuza të ngjashme kur dëboi pesë diplomatë të tjerë rusë në fund të marsit.

Ndërkohë nga ana tjetër Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy