Afanasiev për vdekjen e Navalnit: Po pritej në Perëndim, ishim të përgatitur

Afanasiev për vdekjen e Navalnit: Po pritej në Perëndim, ishim të përgatitur

Në një intervistë ekskluzive për MCN  TV, ambasadori rus, Mikhail Afanasiev, u pyet në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalni. Afanasiev thotë se vdekja e tij për shkaqe natyrale po përdoret në funksion të presionit politik mbi Rusinë. Afanasiev thekson se qeverisë ruse nuk i interesonte vdekja e Navalnit.

Vdekja e çdo njeriu është gjithmonë tragjedi. Vdekja e këtij njeriu, për fat të keq, po përdoret si një element i presionit politik ndaj Rusisë. Ky rast vdekjeje, e cila ndodhi për shkaqe natyrore, po paraqitet si një krim i “regjimit të Putinit”, i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe keqbërësve të tjerë, të cilët me anë të këtij akti, gjoja privuan Rusinë nga “lideri” i opozitës.

Më lejoni t’ju kujtoj se A.Navalny ndodhej në burg si rezultat i një vendimi gjyqësor për akuza penale për mashtrim, korrupsion dhe përvetësim të fondeve publike. Vdekja e tij ndodhi në mënyrë të papritur, për shkaqe natyrore, si pasojë e një tromboze gjaku të shkëputur. Trupi i A.Navalny-t i është dhënë familjes së tij. Varrimi do të zhvillohet nesër.

Përveç kësaj, reagimi i njëkohshëm i shumicës së vendeve të NATO-s për vdekjen e A.Navalny-t na bën të mendojmë se kjo ngjarje po pritej në Perëndim, ndaj të gjithë ishin të përgatitur mirë.

Gjithmonë drejtohet një pyetje: kush përfiton nga kjo? Qeveria e Rusisë nuk përfiton aspak. Nëse dikush përfiton nga kjo, mendoj që dallgët politike rreth kësaj ngjarjeje do të valëzojnë për një kohë të gjatë. E gjithë kjo flet vetëm për cilësitë e ulëta morale të atyre që shfrytëzojnë kujtimin për këtë apo atë njeri për të arritur qëllime politike dhe përfitime të drejtpërdrejta financiare. Në veçanti, udhëheqja e të ashtuquajturit “Fond kundër korrupsionit”, i cili kryesohej asokohe nga A.Navalny, planifikon të transmetojë nesër një video të varrimit të tij në Moskë. Por, kostoja e lidhjes kushton 15 euro.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy