
Deputeti socialist, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale.
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për të ngritur komisionin për ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës territoriale dhe zgjedhore.
Ndryshimet në Reformën Zgjedhore ishin një nga kërkesat e Partisë Demokratike, në tre amendamentet e propozuara prej tyre, ku përfshihen vetingu në politikë dhe Reforma Territoriale.
Kuvendi i Shqipërisë, të enjten e kaluar, votoi pro ngritjes së Komisionit për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të përbëhen nga tetë anëtarë të PS-së.



