Kalemaj: Auditimi i financimeve duhet bërë nga të gjitha partitë, deklarojnë shumë pak

Kalemaj: Auditimi i financimeve duhet bërë nga të gjitha partitë, deklarojnë shumë pak

Ngritjen e grupit auditues për financimet ruse nga ana e Partisë Demokratike, politologu Ilir Kalemaj, e sheh pikërisht çështjen e financimit të partive, si kyçe për gjithë problematikat e tjera.

Financimi i partive politike në Shqipëri është ndoshta thembra e Akilit e gjithë problematikave të tjera. Ky është një problem shumë i madh dhe diskutohet.

Nuk e kuptoj si mund të bëhet auditim kur nuk ka dokumentacion si mund të bëhet ky auditim. Bashkë me zotin Basha ka qenë edhe benjamini i tij zoti Ilir Dervishi, por edhe zoti Arben Ristani, i cili është mbështetës i foltores dhe Berishës.

Mbi këtë transaksion, del që kjo histori nuk ka qenë pa gjë dhe del narrativa tjetër që ia mbylli Rama këtë gjë, ndërsa Mother Jones paska qenë korrekte në denoncimin e kësaj historie.

Jam skeptik për piruetat politike, pasi Ristani dhe Berisha e mbronin Bashën ndaj sulmeve të Mother Jones dhe Soros.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj tha se Edmond Spaho dhe Edi Paloka edhe pse ishin nënkryetarë të Partisë Demokratike, thanë se nuk dinin gjë për këtë çështje.

Sipas tij, duhet qartësimi i opinionit publik, ndonëse shtoi se është çështje e mbyllur me ndërmjetësimin e Edi Ramës.

Kemi qëndrim zyrtar të DASH që politikisht ka mbështetur Bashën në tërësi, jo për këtë çështje specifikisht. Kemi hetim të departamentit të drejtësisë i cili vazhdon aktualisht dhe nuk dimë se kush do jetë fundi i kësaj çështje në SHBA dhe një nismë të PD, për të bërë një proces auditimi.

Procesi i auditimit duhet bërë në tërësi dhe nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Mund të bëhet shkas për transparencë ky rast.  Është shumë e rëndësishme për demokratizimin e brendshëm të partive, për transparencën dhe llogaridhënien.

Flasim për kandidatë të kriminalizuar, para krimi, por nëse nuk ka transparencë, si mund të flasim për të ardhmen. Partitë deklarojnë shumë më pak nga sa financojnë, nëpërmjet llogaridhënies mund të kemi më tepër transparencë.

Basha kishte mundësi që të vinte vulën e vetë, aktualisht kemi një grup parlamentar të përfaqësuar nga Basha-Alibeaj që kanë shumicë numerike, por nuk kanë parti. Këtu kemi një handikap të madh.

Të presësh që Basha të rikthehet, kur nuk arriti të krijonte me personalitetin e tij vulën mbi parti? Janë shumë të vogla gjasat të kthehet dhe të ketë vulën e tij.

Megjithatë mund të ketë vend për manovrim, për shkak të numrave që ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy