Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e presidentit Meta për ligjin për Metrologjinë. Ky ligj njihet ndryshe dhe si ligji i pompave të karburanteve.
Socialistët kanë rrëzuar me 9 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim dekretin e kthyer nga Presidenti për rishqyrtim dhe disa rregullime të nevojshme.
Presidenti Meta kishte kthyer pas ligjin për metrologjinë, i cili kaloi nga Kuvendi më 15 tetor, me arsyetimin se ky ligj në disa dispozita të tij krijon hapësira për zhvillimin e praktikave korruptive, në dëm të interesit publik.
Meta e cilësonte atë si një ndër ligjet me përmbajtje më të lartë antikushtetutshmërie, në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë, shembull tipik dhe i përsëritur i fenomenit të “korrupsionit legjislativ”.
Meta e çoi ligjin në fjalë edhe në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas Presidentit, ligji për Metrologjinë duke argumentuar se është i dyshimtë dhe hap rrugën për veprime të tjera të ndëshkueshme penalisht.



