“Zvërneci”/ Rama: Nuk na duhet turizmi i bukës me vete, por ai i klasit që sjell shumë para

“Zvërneci”/ Rama: Nuk na duhet turizmi i bukës me vete, por ai i klasit që sjell shumë para

Duam të konkurrojmë apo të rrimë te turizmi i bukës me vete, që sjell më shumë mbetje se sa të ardhura.

Turizmi i masës na është dashur, se është turizmi i ambasadorëve. Tani na duhet turizmi i klasit që të sjellë shumë para, jo për mua. 

Unë turizmin e masës nuk e lë si pjesë të rrugëtimit tim, por dua të lë turizmin për të cilin jenë krenarë brezat e tjerë.

 

Kështu tha Kryeministri Edi Rama, duke folur për projektin në Zvërnec, i cili po përballet me protesta të shumta të qytetarëve.

 

Kreu i qeverisë shtoi se do shtohen breza të tërë pemësh, rëre, dhe se duhen lënë të mbarohet puna në Lagunë dhe më pas të gjykohet.

 

Këtu jemi prapë, nëse nuk do ju pëlqejë projekti, shkoni dhe merreni me guna përmbi tela. Gunat aty janë. Dhe në fund dua të them që nuk mund ta lëmë këtë debat të bëhet debat për një kompani private hajvanësh të sigurisë, që na morën fytyrën të gjithëve si vend. 

 

Edhe pse nuk do isha aq i lumtur të shpërndaheshin ato pamjet që t’i shikojë bota. Ky nuk është debat as për kompaninë dhe as për Shefqet Kastratin që të jemi të qartë, ky është debat për Shqipërinë dhe për çfarë Shqipërie duam nesër. 

 

A  e mbajmë dot sfidën e një gjëje të madhe? Patjetër që është sfida e një projekti të madh dhe ka risqet e veta. Ne kemi thënë që ka një projekt, por nuk e kemi gati projektin, nuk e kemi studimin mjedisor, se nuk ka ardhur akoma. 

 

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë një urdhëresë për të bërë punën e vetë për impaktin mjedisor dhe për të dhënë porositë e duhura para se projekti të ecë përpara. Çfarë mund të thoshim ne, kur është projekt privat? Për Sazanin po, se është tokë shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy