Samiti për Ukrainën në Tiranë, Kello: Greqia nuk ka dhënë arsye për mungesën e Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm (VIDEO)

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Kello: Greqia nuk ka dhënë arsye për mungesën e Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm (VIDEO)

Po zhvillohet me dyer të mbyllura pjesa e dytë e Samitit për Ukrainën.

Gazetari Andon Kello tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv se Greqia nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm.

Samiti për Ukrainën po mbahet me dyer të mbyllura. Pritet që takimi të përfundojë në orën 13: 30 me një deklaratë të përbashkët. Më herët Rama dhe Zelensky mbajtën fjalën e tyre. Rama kërkoi nga vendet perëndimore një unifikim jo vetëm me mbështetje deklarative, por me financa dhe municione. Zelensky u ankua për mungesë municionesh luftarake dhe kërkoi nga Shqipëria  dhe vendet e rajonit bashkëprodhim të municioneve për t’i përdorur gjatë luftës.

Osmani tha se do i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës. Vuçiç deklaroi se do i përmbahet vendimeve të Këshillit të Sigurisë në Serbi sa i përket qëndrimit ndaj Rusisë për mossanksionimin. Vuçiç ka kërkuar heqjen e 3 pikave, ndër to fjalia që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor vendosin sanksionet ndaj Rusisë.

Greqia nuk ka dhënë arsye për mungesën e kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy