Nënshkruhet Pakti Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna, Xhixho: Ta bëjmë internetin hapësirë të sigurt

Nënshkruhet Pakti Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna, Xhixho: Ta bëjmë internetin hapësirë të sigurt

Puna që duhet bërë për ta kthyer internetin një hapësirë të sigurt për fëmijët ka qenë tema e diskutimit në seancën dëgjimore të grupit parlamentar “Miqtë e fëmijëve” me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse.  

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se nevoja për ta kthyer internetin një hapësirë të sigurt për fëmijët është emergjente.

Xhixho thotë se gjatë takimit është firmosur Pakti Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, nismë e CRCA dhe Isigurt!

Interneti siç është dritarja përmes së cilës fëmijët tanë shohin botën, ka dhe plot rreziqe. Prandaj ndërhyrja për ta kthyer në një mjedis të sigurt sot është emergjencë.

Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, në seancën e hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse, diskutuam mbi sigurinë e fëmijëve në internet dhe strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta.

Sipas raportit të hartuar nga iSIGURT për vitin 2023, denoncimet janë rritur me 160%.

Në 62% të rasteve, viktima të ngacmimit online janë vajza të moshës 14-17 vjeç.

Bullizmi online, gjuha e urrejtjes, fyerja, materialet e papërshtatshme janë rreziqet me të cilat përballen sot fëmijët tanë çdo ditë.

Gjithashtu firmosëm Paktin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, nismë e CRCA dhe Isigurt!

Si nënkryetare e grupit theksova që kjo situatë kërkon më së pari plotësimin e kuadrit ligjor dhe edukimin përmes një kurrikule të dedikuar në shkollat tona për botën virtuale, paralel me ndërgjegjësimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve për rreziqet që fsheh kjo botë.

Le ta kthejmë këtë nismë në një armë të fortë në betejën kundër abuzuesve të fëmijëve!

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy