Rezoluta për Ukrainën/ Berisha: Vasalë të Vuçiçit! Balla: Halli jot nuk është halli Kuvendit

Rezoluta për Ukrainën/ Berisha: Vasalë të Vuçiçit! Balla: Halli jot nuk është halli Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përplasur ashpër në Kuvend ndërsa diskutohej Rezoluta për Ukrainën.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi rezolutën e propozuar nga deputetët e PD dhe PS si defiçente. Ai tha se brenda në rezolutë duhet të përfshihet edhe denoncimet kundër Ballkanit të Hapur dhe Vuçiçit të cilët i shërbejnë Rusisë.

Çështja tjetër që del këtu është çështja e Ballkanit të hapur. Po kaq kriminel është dhe Vuçiç. Pritet që ai të jetë një faktor paqeje dhe Ballkani i hapur të mos jetë në funksion të interesave të Rusisë dhe Serbisë është gabim i madh shumë. Zotëria që iku dhe la këtu  T shirtin  e ka si vëlla Vuçic dhe ndaj su lejon të thoni një fjalë të vetme për Ballkanin e  hapur. Nëse ne denoncojmë Ballkanin e hapur dhe negociatat në mbështetje të Rusisë që Putini po realizon në Ukrainë ne bëjmë thjeshtë detyrën tonë si njerëz të qytetëruar. Çfarë jeni ju more vasalë, skllevër që ulni kokën para një tirani, që s’ka fuqinë e carit të Rusisë, por që vendi i tij është në Hagë.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e cilësoi të turpshëm qëndrimin e Berishës. Ai tha se rezoluta e Shqipërisë është në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE ku dënohet agresioni rus në Ukrainë dhe mbështetet sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë.

Rezoluta e Shqipërisë është në të njëjtën linjë me kongresin amerikan dhe me BE-në. Halli jot nuk mund të jetë halli i këtij kuvendi. Sa i përket rezolutës, dëgjoje mos e ul kokën, rezolutat dënon agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, dhe shkeljen territoriale të Ukrainës. Prandaj ajo që është e nevojshme, ata që e kanë zemrën dhe mendjen në vendin e duhur të mbështesin qeverinë shqiptare në bashkërendim me SHBA dhe BE në mbështetje të Ukrainës. Bëjmë thirrje të ndalohet menjëherë përdorimi i forcës ushtarake ruse në Ukrainë dhe tërheqja ushtarake. Ne shqiptarët kemi një minoritet që jeton në zonën e Odesës, lidhjet vëllazërore me popullin ukrainas duhet të jenë me qëndrime korrekte. Si mund të ketë pas Shqipëria një njeri si ai aty që ka pasur një njeri si president dhe kryeministër dy herë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy