
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për SPAK dhe se cfarë kanë treguar hëtimet e tij deri tani. Ai tha se detyra e SPAK është që të japë drejtësi, ndërsa theksois e pika më e dobët e tij mbeten inceneratorët për të cilët duhet një shetim i thelluar.
Jemi në një pikëpyetje që as vetes si jap dot përgjigje. Në Shqipëri SPAK ka hapur çështje të bujshme dhe ka çuar në akuzë njerëz që nuk pritej se do shkonin, por a e ka tejkaluar SPAK të drejtën e tij, mund ta ketë kaluar, por detyra e SPAK është vetëm të japë drejtësi dhe vetëm kaq. Të japë drejtësi se në këtë vend nuk ka pasur për një kohë të gjatë.
Inceneratorët mbeten pika më e dobët e SPAK për mua deri tani. Për çështjen e Tiranës që mbetet inceneratorët që janë një nga aferat më të mëdha deri tani nuk ka asnjë përgjegjësi. Nëse SPAK bëri një investigim të çështjeve të kryeministrit nuk është se nuk është treguar i aftë për të bërë një hetim të thelluar dhe te inceneratorët duhet hetim i thelluar dhe duhet të presim hetimin për inceneratorin e Tiranës.



