Serbia dhe Kosova përmes përfaqësuesve politikë takohen nesër në Bruksel

Serbia dhe Kosova përmes përfaqësuesve politikë takohen nesër në Bruksel

Ditën e nesërme, Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel. Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka bërë me dije, se temat e diskutimit do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve gjatë luftës, si dhe angazhimet e Prishtinës zyrtare në dialog.

“Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, tha Gjuriç për mediat serbe.

Ndërkohë Kosova do të përfaqësohet me zv.kryeministrin Driton Selmanaj dhe kreun e delegacionit për çështjen e të zhdukurve, Ibrahim Makolli. Mësohet se ata do të nisen ditën e sotme në Bruksel.

Përveç bisedimeve për personat e zhdukur, ata do të diskutojnë edhe për çështje të cilat u prekën nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pjesë e takimit, mund të jetë edhe Skënder Hyseni, i cili është caktuar koordinator për dialogun Kosovë-serbi.

Në takimin e një jave më parë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE, Joseph Borrel, dhe ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, Hoti dhe Vuçiç folën për çështjet e të zhdukurve gjatë luftës, si dhe heqjen e barrierave ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Në përfundim të takimit, Borrel tha se palët shfaqën ndasi për shumë tema, por shprehën gatishmërinë për të vijuar dialogun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy