Basha në Kalimash: Ne ndërtuam rrugën e tunelin, Rama i futi shkopinj nën rrota Kosovës (VIDEO)

Basha në Kalimash: Ne ndërtuam rrugën e tunelin, Rama i futi shkopinj nën rrota Kosovës (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot në Kalimash nga simpatizantë demokratë, të cilët kanë krijuar një varg të gjatë makinash duke valëvitur flamurin kombëtar dhe atë të selisë blu.

Basha si zakonisht e mbajti fjalimin i hipur mbi një makinë, ku përsëriti angazhimin e tij se ndryshimi i parë në qeveri do të jetë heqja e traut që sipas tij ndan Shqipërinë me Kosovën.

Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin, dhe ndryshimi i parë do të jetë heqja e traut. 8 vite me radhë ai që për 2 javë e gjysmë do largohet me votën më masive të Shqiptarëve që duan ndryshim nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj në rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë. Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai i vuri traun. Vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ju falënderoj nga zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat dhe distancat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy