Miratohet në parim projektligji për Vetting në polici

Miratohet në parim projektligji për Vetting në polici

Maxhoranca dhe opozita këtë të enjte në seancën plenare kanë miratuar në parim me 81 vota ligjin e Vettingut për Policinë e Shtetit.

Por vota në parim, dhe 31 abstenimet nuk mjaftojnë që ligji të nisë punën pasi kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shtyrë votimin nen për nen dhe në tërësi për seancën e ardhshme.

Në votimin e kësaj mbrëmje, maxhoranca ngriti të 74 kartonat e saj jeshilë, ndërsa ligji mori në total 81 vota pro.

Pro këtij pr.ligji kanë votuar edhe deputetë të opozitës, pasi mazhoranca ka 74 vota ndërsa bashkë me PDIU dhe Tom Doshin arrin në 78 vota.

Votimi tërësor i ligjit u shty për shkak se pritet shqyrtimi i disa amendamenteve në projektligjin për Vettingun, të sjella nga LSI e cila pak ditë më parë, deklaroi se do të votonte ligjin e Vettingut në Polici, nëse do të rishikoheshin një sërë nenesh e amendamentesh që vetë kjo forcë politike do të sillte për diskutim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy