Anulimi i seancës, Berisha: Ruçi ia mbathi si në ’97-n

Anulimi i seancës, Berisha: Ruçi ia mbathi si në ’97-n

Ish-kryeministri Berisha e sheh si tërheqje nga frika vendimin e kreut të parlamentit, Gramoz Ruçi, për të anuluar seancën e sotme. Në një prononcim për mediat gjatë protestës që opozita po zhvillon para Parlamentit, Berisha iu rikthye vitit 1997.  

“Këta dëshmojnë se janë në grahmat e fundit. Regjimi i Ramës nuk ka të ardhme. Kjo është mbathja e dytë e Gramoz Ruçit, e bëri në ’97-n, ma sollën filmimin po nuk desha ta turpëroj. Kjo është mbathja e dytë”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me vendimin për djegien e mandateve, Berisha tha se ai është marrë në emër të vlerave.

“Deputetët e opozitës e bënë në emër të vlerave, në mënyrë që të mos qëndrojnë si fasadë në një parlament me kriminelë por të dalin te qytetarët për të çmontuar narkoshtetin”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy