Basha në krahë të banorëve të "Astirit": Nuk mjafton ikja e disa ministrave, duhet rrëzimi i Ramës (VIDEO)

Basha në krahë të banorëve të "Astirit": Nuk mjafton ikja e disa ministrave, duhet rrëzimi i Ramës (VIDEO)

Banorët e Astirit kanë vazhduar për të 56 ditë me radhë që të protestojnë kundë prishjes së banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit rrogorë nga sheshi “Shqiponja” tek pallati me shigjeta dhe rrëzimin e projektit.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama duke bërë thirrje se kryeministri dhe kabineti i tij do t’i lënë kockat në projektin e Unazës së Madhe.

Protestës të “Unazës së Re” iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Basha tha se nuk mjafton vetëm ndryshimi i disa ministrave, por duhet rrëzimi i Ramës dhe ndryshimi i sistemit politik në vend.

Basha kërkoi që qytetarët të bashkohen për të rrëzuar nga pushteti qeverinë e korruptuar, që sipas tij po sillet si një bandë kriminale.

Edi Rama kishte bërë gati rrëzimin e shtëpive të mbi 1000 famijeve këtu në Unazën e Re. Nëse këta qytetarë nuk do të ishin bashkuar dhe qëndruar, natyrisht me PD dhe opozitën në krah të tyre, atëherë sot do të ishim përpara gërmadhave të shtëpive të tyre. Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”, tha Basha.

Kryedemokrati apeloi që qytetarët të bëjnë qëndresë për të arritur këto qëllime. “Një ndryshim i madh do të vijë kur e gjithë Shqipëria të ushtojnë siç ushton Unaza, këtu vendosin ne”, theksoi kryetari i PD-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy