Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike s’do të mundësojë votën e emigrantëve

Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike s’do të mundësojë votën e emigrantëve

Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me shqiptarët në rajonin italian të Lombardisë, deklaroi se nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë aty ku jetojnë.

Por sipas tij, ka një komplot të kastës së vjetër politike, të atyre që sot e gjithë ditën e shohin diasporën shqiptare dhe emigrantët shqiptarë si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër.

Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetra politike.

Kjo është arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj.

Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy