Rama: PD tallet me jetën, mandati i tretë duhet për reformat

Rama: PD tallet me jetën, mandati i tretë duhet për reformat

Kryeministri Edi Rama fjalimin në fushatën hapëse të zgjedhjeve të 25 prillit e hapi duke krahasuar mënyrën e organizimit të partisë së tij me Partinë Demokratike. Rama thotë se PD është e papërgjegjshme pasi mblodhi në sheshin ‘Nënë Tereza’ qindra mijëra mbështetës, duke mos respektuar ligjin.

“Sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe jemi këtu të gjithë bashkë për të repsketuar me mish e me shpirt këtë moment ku demokracia na imponon të dalim para popullit, të themi çfarë ne mendojmë se kemi bërë. Në një moment si ky sot ne që jemi mësuar të kalojmë përmes këtyre detyrimeve që janë dhe një nga pjesët më të bukura të jetës politike kur shkon te njerëzit je me njerëzit dhe së bashku me njerëzit ndan energjinë e madhe që prodhon një ndeshje.

Jemi të çuditshëm sepse e tillë është koha dhe ndryshe nga herët e tjera jemi këtu duke bërë përpjekjen tonë serioze. Ne ndërkohë bëjmë detyrën që respektojmë rregullat dhe besoj se bëjmë shumë mirë ashtu sikurse besoj se në këtë veçori të paparë më parë uroj në pjesën tjetër të jetës tonë ta shohim si një moment që na jep mundësinë të bëjmë fushatë ku jo vetëm flasim, por dhe të dëgjohemi kur fjala peshon më tepër sesa gjuajtja e saj përballë një turme të madhe.

Ku njerëzve u jepet mundësia të dëgjojnë ato që themi është një sfidë e madhe. Ne po bëjmë një dallim të madh edhe sonte. Praktikisht sonte ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina në një ekran televizori të ndarë mjafton të shohësh dy kartolina për të kuptuar dhe dëgjuar ndryshimin e madh që ndan ne dhe ata në mënyrën tonë të të qenit dhe në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe me shtetin.

Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat  që i kemi vënë të gjithë se bashku dhe të gjithë së bashku i kemi pranuar mbi të gjitha njerëzit i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë ndërkohë që atje ska respekt për shtetin për ligjin për rregullat nuk ka repspekt për njerëzit kjo është fytyra e fushatës sonë, fytyra e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetarë njerëzore familjare atje sundon papërgjegjshmëria e tyre,”- tha Rama.

Më tej kryeministri e kishte me Bashën, të cilin e konsideroi si ‘dhëndër’ në çeljen e fushatës së PD-së:

"Në mungesë të dhëndrit dasmorët dëgjonin klithma, britma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21-të, në vitin 2021 që të merret në dorë e gjithë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me britma, klithma dhe pasthirma. Atyre që i shohin këto kartolina i them që nëse do të donit të dinit se çfarë ju pret nëse ata do të vinin në krye shikoni sheshin "Nenin Tereza", bllokim komplet dhe ngatërrim këmbësh. Faktikisht po të shohësh vonesën është shumë domethënëse sepse ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi, madje edhe të fillimit me vonesë të takimit tonë. Kanë 3 ditë që ndryshojnë orën dhe prapë se prapë na vonuan pak minuta por për ne është shumë. Dhe arsye që ne do marrim mandatin e tretë është se Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre", tha Rama.

Sakaq kryeministri foli edhe për mandatin e tretë, duke deklaruar se ai duhet për të çuar para reformat, sidomos atë në drejtësi.

“Mandati i 3 i PS nuk është një qëllim në vetvete një inertësi në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i Ps nuk është për PS dhe për ata që Ps e përfaqësojnë si deputetë si ministra si kryetarë bashkish si anëtarë të këshillave bashkiak. Mandati i 3 nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa sepse ne i  bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës.

Mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta bën kthim atje ku shqipëria nuk mund nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i 3 i Ps do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë.

Mandati i 3 i Ps do  të thotë që poilika të mos mund tu bëjë më dotë asgjë as mjekëve as infermierëve as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre e kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy