Marrëveshja e detit me Greqinë, Meta: Rama s’ka bërë asgjë transparente

Marrëveshja e detit me Greqinë, Meta: Rama s’ka bërë asgjë transparente

Presidenti Ilir Meta në kuadër të mbështetjes që i jep Aleancës për Dhurimin e Gjakut, ka zhvilluar sot një vizitë në Sarandë.

I pyetur për marrëveshjen e detit me Greqinë, Presidenti Meta ka thënë se kam qenë për një zgjidhje të drejtë, kushtetuese dhe Normave ndërkombëtare, ndërsa nga kryeministri Rama nuk ka patur as transparencë dhe as bashkëpunim serioz dhe të besueshëm, siç e meriton rëndësia e një çështjeje të tillë.

Skam arsye të bëj komente të veçanta, por ju e dini që ka një vendim të posaçëm të gjykatës së posaçme të kërkuar nga opozita e asaj kohe që sot është kryeministër Edi Rama. Unë jam gjithmonë për zgjidhjen e drejtë, dhe veprimet e mia kanë qenë gjithmonë konform kushtetutës ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë dhe as bashkëpunim serioz dhe të besueshëm siç e meriton një çështje kaq e rëndësishme dhe e madhe. Kjo është një çështje që zgjidhet njëherë e përgjithmonë në mënyrtë të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca”, u shpreh Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy