Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: Të zbardhet veprimtaria e paligjshme!

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: Të zbardhet veprimtaria e paligjshme!

Kryebashkiaku Veliaj ka reaguar në lidhje pas vendimit të SPAK për vendosjen në sekuestro të inceneratorit të Tiranës. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter, Veliaj shkruan se sekuestrimi si rezultat i hetimeve të SPAK është mese i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë se paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik “Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që belaxhinjtë e udhëhequr nga Non Gratat s’e kanë marrë vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mese i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë se paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik. Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilat e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy