“Kush e urdhëroi këtë operacion kriminal?” Xhixho flet për arrestimin e Metës: Mesazh për ata që guxojnë të denoncojnë

“Kush e urdhëroi këtë operacion kriminal?” Xhixho flet për arrestimin e Metës: Mesazh për ata që guxojnë të denoncojnë

Dy javë pas arrestimit të presidentit të saj, Partia e Lirisë i ka dërguar një kërkesë për informacion drejtorit të Policisë së Shtetit. E ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, zv.presidentja e PL, Erisa Xhixho, tha se arrestimi i Metës është kryer në shkelje të procedurave që parashikon ligji dhe kërkesa drejtuar policisë lidhet me emrat e atyre që kanë dhënë urdhrin dhe efektivëve që e kanë zbatuar.

“Kemi bërë kërkesë për informacion, drejtuar drejtorit të policisë dhe ministrit të Brendshëm, për mënyrën e arrestimit të zotit Meta.

Kemi parë pamjet, mënyrën çnjerëzore denigruese, me të cilën është tërhequr zvarrë presidenti Meta. Kemi kërkuar informacion për një sërë shkeljesh.

Zoti Meta ishte në mes të rrugës, duke u sulmuar nga persona të paidentifikuar, është rrëmbyer në mënyrë banditeske. E kam bërë të qartë që mënyra si është ekzekutuar ky vendim gjykate pa praninë e SPAK dhe BKH, që duhet të ishin subjekti që ekzekuton vendimin, në dijeni dhe është pranuar, nuk kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të vendimit.

Zoti Meta nuk i ka bërë bisht drejtësisë. Ka respektuar gjithë kërkesat dhe llogaridhënien para institucioneve të drejtësisë. Mënyra, ke mbi 5 vendime në Strasburg, për arrestimet e paligjshme.

Ne kërkojmë të na informojnë se kush janë personat që kanë ekzekutuar urdhërin dhe nga ana tjetër, kërkojmë të dimë se kush janë personat që kanë urdhëruar këtë operacion kriminal. Kemi lënë afat deri në datë 7, për personat që kanë bërë rrëmbim, pengmarrje me urdhër politik”.

Më tej, Xhixho tha se është ndjekur tjetër procedurë për t’u komunikuar akuzën apo për të arrestuar zyrtarët e maxhorancës.

“Sapo dëgjova që zotit Beci i është komunikuar akuza në SPAK. Shiko Çyrben. I komunikohet në SPAK akuza. Zoti Meta i është përgjigjur gjithmonë drejtësisë, është për turpin e Shqipërisë që një ish-President tërhiqet zvarrë. Mesazhi është për të gjithë njerezit që guxojnë të bëjnë denoncime”, tha Xhixho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy