Inceneratori i Fierit, PD vijon me pyetje: 15 milionë euro u ndanë mes Ramës, Ahmetajt, Agaçit dhe Veliaj

Inceneratori i Fierit, PD vijon me pyetje: 15 milionë euro u ndanë mes Ramës, Ahmetajt, Agaçit dhe Veliaj

Partia Demokratike, nëpërmjet Koordinatores për Media dhe Komunikim, Silvi Bardhi ka ndarë pesë pyetje të tjera lidhur me “aferën” e inceneratorëve.

Ajo deklaroi se vetëm me një foto, sot do të tregohen disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit.

Bardhi tha se kontrata për inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit.

Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin. Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Përse kjo gjë?

Do të çuditej shumëkush. Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim. Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontratës siguruese. “

Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike. 

Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike. Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike! Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën! 

5 pyetjet e ngritura

1. Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike? 

2. Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?

 3. Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro? 

4. Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier? 

5. Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?

Në mbyllje, Bardhi deklaroi në emër të PD se 15 milionë eurot u ndanë mes Rama - Ahmetaj - Agaçi dhe sekserëve të tyre Zoto, Mërtiri etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy