Deputeti i PD-së së Rithemelimit Oerd Bylykbashi e konsideroi anti-kushtetuese mos njohjen e Sali Berishës si pjesë të grupit parlamentar.
Bylykbashi theksoi që kryetarja e Parlamentit s’ka asnjë tagër për një vendim të tillë, për sa kohë Berisha është njohur nga KQZ si deputet i PD.

Duke folur në Kuvend, ai u shpreh:
"Kushtetuta ndalon çdo lloj mandati imperativ. Nuk parashikohet asnjë procedurë për shkarkim apo largim të një deputeti nga grupi parlamentar. Veprimi për të lënë jashtë kreun e PD Sali Berisha, është vendim i qëllimshëm anti-kushtetues. S’ka asnjë dispozitë në rregulloren e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e deputetëve, s’keni asnjë tagër në rregullore për ta bërë këtë gjë. Z. Sali Berisha duhet të jetë pjesë e këtij grupi. Vendimi juaj është në shkelje të Kushtetutës. KQZ e ka shpallur Berishën deputet të PD. Grupet me përcaktim partiak përcaktohen me vendime të KQZ. Çdo vendim tjetër i juaji është i paligjshëm, anti-kushtetues”.



