Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve në Kosovë, nis rinumërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve në Kosovë, nis rinumërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur sot se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

KQZ-ja mori vendim gjatë javës që 15 nga këto vendvotime të rinumëroheshin për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

Ndërkaq, 25 kutitë e tjera i përkisnin komunës së Vushtrrisë pasi kishte “mospërputhje të rezultateve” të kandidatëve për deputetë.

KQZ-ja tha ndërkaq se do të nisë rinumërimi edhe i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

Më 5 shkurt, KQZ-ja kishte njoftuar për përfundimin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Pas kësaj, partitë dhe kandidatët kishin mundësi të dërgonin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të votave me postë, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti është fituesja e zgjedhjeve, por ajo ka fituar 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të krijuar vetë ekzekutivin e ri.

LVV-ja ka thënë se ka pak gjasa për bashkëpunim me partitë opozitare dhe ka shprehur dëshirën që Qeverinë ta formojë me partitë joserbe teksa partitë opozitare shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me partinë e kryeministrit Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy