
Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se problemi nuk është vetëm marrëveshja por fakti se Edi Rama konsiderohet i pathyeshëm.
Sipas Qorit, problemi është se opozita duket se është e kënaqur me vendin e dytë.
Problemi është se Edi Rama, konsiderohet i pathyeshëm, ndërkohë njerëzit në rrugë janë jashtëzakonisht të pakënaqur. Këtu paradoksi është se Edi Rama, po shkon drejt autoritarizmit, por nuk është ‘cirk me bukë’ është ‘cirk pa bukë’, d.m.th. nuk është se njerëzit po marrin gjë.
Njerëzit nuk shfaqen publikisht, por ama njerëzit në rrugë dhe në vote e shprehin pakënaqësinë e vetë.
Detyra jonë është si tu ngjallim njerëzve shpresën dhe besimin, dhe një nga komponentët është të thuash të vërtetën.
Mua më shqetëson fakti se merret si e mirëqenë se Ediu Rama do të fitojë zgjedhjet në 2025, e beson Rama, Berisha, Ilir Meta, kjo tregon që ose këtij punë janë mbyllur dhe ne kot flasim ose që Berisha e kupton që vetë nuk mund të jetë më kurrë një alternative morale, e besueshme dhe thotë unë vendin e parë nuk e synoj dot dhe të mbaj të dytin.
Problemi është se ne kemi një opozitë që është e kënaqur me vendin e dytë dhe thotë ishalla nuk përfundoj një ditë në të tretin.



