Berisha: Rama po shet Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin për aferën McGonigal

Berisha: Rama po shet Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin për aferën McGonigal

Kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, nga arresti i shtëpisë ku ndodhet, vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ai thotë se Rama është peng i Damian Gjiknurit.

Të shpëtova nga djegësat me shpëto nga McGonigal.

 Ja si po shet Rama Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin në aferën Mc Gonigal.

Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë dhe Washington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal sëbashku me McGonigal, me Duçkën dhe Nezën.

Ky proces që zhvillohet në shkurt ka bërë që ai te shohë çdo natë ëndërr burgun e famshëm të Ishullit Rikers dhe të tmerrohet nga  sulmet e mia si dikur njerëzit primitiv ndaj fenomeneve të natyrës.

Aktualisht Rama po përpiqet të shesë në mbrojtje të verës Gjiknurin për licencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikse që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës.

Rama gjithashtu me sa duket po shet Gjushin dhe Doshin duke pretenduar se nuk është ai por Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milion euro ryshfet pr t’i hequr nga lista e nongratave.

Por a do pranojë Gjiknuri të cilit i thotë nëse unë të shpëtova nga djegësat ti do më shpëtosh nga afera McGonigal përndryshe flakët e djegësave të të shkrumbojnë karrierën e pasuri mbetet për tu parë.

Një gjë është e sigurtë Rama është i pashpresë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy