Sefa: Partitë e vogla në parlament më shumë do i luftojë opozita se mazhoranca

Sefa: Partitë e vogla në parlament më shumë do i luftojë opozita se mazhoranca

Analisti Indrit Sefa ndan bindjen se gjithë subjektet e reja e politike e dinin se çfarë do të prodhonte sistemi zgjedhor dhe pikërisht për këtë arsye duhet bëheshin bashkë.

Për “MCN Informacion”, ai deklaroi se sistemi parlamentar e impononte që të bëhen bashkë dhe në parlament dhe se më shumë do i luftojë opozita se sa mazhoranca, për shkak se i cenohet territori.

Asnjë llogari tjetër matematikore dhe politike, nuk kishte më shumë rëndësi se sa një bashkim për hir të kauzës, ishin të detyruar të bëheshin bashkë për t’iu kundërvënë dy partive të mëdha.

Do kishin 10 mandate më shumë, nëse do ishin bashkë. Nuk po them me PSD-në e Tom Doshit. Nëse do hynin të gjithë bashkë mund të shkonin deri në 17-18 mandate.

Këta ishin të dënuar për tu bërë bashkë. Deklarojnë se nuk do bëhen bashkë as si grup parlamentar. Sistemi parlamentar në Shqipëri të imponon.

Fatkeqësisht këta kanë për të pasur një bllokadë nga opozita, jo nga mazhoranca, se iu cenon territorin.

Nuk po them që partitë e reja të bëheshin bashkë se kishin ideologji të përbashkët, por të bëheshin bashkë nga halli.

Lëvizja Bashkë atë votues që ka, e ka votues të vetin të kalcifikuar. Ideologjikisht janë afër Lëvizjes Bashkë dhe nuk bien poshtë atyre votave.

Por lufta e zotit Lapaj me zotin Shehaj ishte e pashpjegueshme. Nga makinacionet elektorale, goditi basenin ku mund të merrte vota. Shehaj u përqendrua më shumë në Tiranë. Bëri fushatë minimaliste.

Ndryshe është Shqipëria bëhet që bëri fushatë në të gjithë Shqipërinë se kishte pritshmëri shumë më të mëdha.

Populizmi i Nisma-Shqipëria bëhet ishte ku e ku më lart se partitë e tjera.

Kishte disa premtime të parealizueshme komplet dhe tregonin që ishin nisma utopike që as nuk realizoheshin dot, por thuheshin sa për të kaluar zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy