‘Pesëshja evropiane dhe amerikane’, nesër në Kosovë e Serbi në përpjekje për të ringjallur dialogun mes palëve

‘Pesëshja evropiane dhe amerikane’, nesër në Kosovë e Serbi në përpjekje për të ringjallur dialogun mes palëve

“Pesëshja e madhe nga Evropa dhe SHBA” do të zbarkojë nesër në Prishtinë e Beograd për atë që thuhet që jetë qëllimi kryesor për ti dhënë një shtytje vazhdimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, raprotojnë mediat në Kosovë.

Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Emmanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të Jashtme i Presidentit të Francës, Jens Plotner i kancelarit gjerman, si dhe Francesco Talo i kryeministres italiane.

Herën e mëparshme, pesëshja diplomatike ishin në Prishtinë e Beograd në fillim të vitit, kur u fol për planin franko-gjerman të dakorduar në Ohër.

Sipas shumë interpretimeve meqenëse situata pas konfliktit në Banjskë, ka ndryshuar në mënyrë drastike qëllimi i “pesëshes së madhe” do të jetë një përpjekje për të “ringjallur” dialogun, ose ndoshta për të krijuar një strategji të re në negociate.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se qëllimi i vizitës është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe deeskalimit pas ngjarjeve të fundit.

Sipas tij, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të vinë për të siguruar “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve, sidomos pas sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë, më 24 shtator.

Por, për mundësinë e kthimit në negociata, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Vizita vjen në një moment kur pala kosovare e konsideron urgjente sanksionimin e Serbisë dhe hetimin e sulmit terrorist në veri dhe jo dialogun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy