PD kërkon kreun e Hipotekës për të dhënë shpjegime mbi sipërfaqen e Teatrit Kombëtar

PD kërkon kreun e Hipotekës për të dhënë shpjegime mbi sipërfaqen e Teatrit Kombëtar

Deputetët e Partisë Demokratike kanë thirrur për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar të Kulturës, kreun e Hipotekës, Valdrin Pjetri, ditën e mërkurë, në datën 11 korrik 2018.

Përmes një shkresë, drejtorit Pjetri i janë kërkuar informacione dhe shpjegime mbi sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar në vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj si dhe për pronarët kufitarë me Teatrin Kombëtar.

Krahas pjesëmarrjes së tij, drejtorit i kërkohet edhe kartela e pronësisë së Teatrit Kombëtar. Në bazë të Kushtetutës, drejtori i Hipetekës është i detyruar t’i japë shpjegime Parlamentit dhe të vërë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar.

 

Deputeti Alibeaj u bëri thirrje sot pronarëve të truallit përreth Teatrit Kombëtar që të mos bien pre e presioneve të kompanisë Fusha për këtë projekt mafioz e të jashtëligjshëm, të cilin Rama kërkon ta miratojë me shpejtësi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy