
Në deklaratën e tij të dytë nga fusha e mbetjeve në Mbrostar ku djegiet vazhdojnë prej katër ditësh, kreu i PD-së së Fierit Luan Baci, ndërsa akuzoi bashkinë për korrupsion u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë denoncim dhe kërkojnë dëmshpërblim.
Kemi qenë prezent shumë herë që kjo fushë-mbetje gjithmonë është ndezur tym dhe flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufizuar që ka bashkia e Fierit dhe pushteti qendror. Kështu që ne jemi këtu për të denoncuar përsëri këtë aferë korruptive do ta quaja që është nga afera korruptive në bashkëpunim me inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion. Këtu duhet të dal përgjegjësia, përse bashkia nga data 25 maj, kur sipas kontratës se inceneratori ka qenë gati për të filluar punë, përse nuk i është përgjigjur asaj periudhe. Unë jam këtu bashkë me kolegen dhe deputeten Eralda Tase për të sensibilizuar qytetarët fierak, për të qenë ata që duhet të reagojnë dhe të reflektojnë të gjithë bashkë, madje do t’u propozoja që ne duhet t’i drejtohemi gjykatës për të patur dëmshpërblim nga bashki për këtë dëm të shkaktuar shëndetit të qytetarëve fierak.
Më tej Baçi deklaroi se PD do të jetë aty në vazhdimësi deri sa të marrë drejtim dhe zgjidhje kjo punë.
Absolutisht jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë me ato mundësi që ne kemi dhe aq sa kemi. Por çfarëdo lloj ndihme t’i ofrosh kësaj mazhorance, kësaj bashkie me kryetar të emëruar dhe me këshill bashkiak po të emëruar, nuk besojnë se do të jenë të gatshëm për të pranuar, pasi çdo gjë bie në vesh të shurdhër”, tha Baçi.



