Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës, në përkujtim të ushtarëve britanikë.
Më pas Presidenti Nishani nderoi dhe u përul me respekt para veprës heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve vendosi edhe një kurorë me lule në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë



