Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, thotë se ka patur skepticizëm të aleatëve për bashkëpunimin me Ilir Metën dhe e kanë shprehur hapur, diçka të tillë.
Duke folur nga studio e MCN Live lidhur me protestën e opozitës, Mitro deklaroi se ajo që do ndodhë sot do jetë dëshmi që Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës, vijon të kontrollojë një pjesë të madhe të opozitës.
Ai do jetë në krah të Ilir Metës, dikur bashkëpunëtor i Edi Ramës.
Të dy zbresin sot në shesh me një slogan, ‘I dashur armik’, të dy kanë bashkëpunuar me Ramën, i pari për ndryshimet kushtetuese, i dyti në bashkëqeverisje.
Opozita vijon të jetë peng i të njëjtëve personazhe që kanë krijuar këtë regjim që kemi sot, gjysmë demokraci funksionale.
Edhe prania e madhe e njerëzve do tregojë këtë. Qëllimi i protestës nga Berisha është që do tregojë se është ai që e drejton opozitën në Shqipëri.



