Cakaj bisedë telefonike me homologen e qeverisë së Kosovës: Bashkë në politikën e jashtme

Cakaj bisedë telefonike me homologen e qeverisë së Kosovës: Bashkë në politikën e jashtme

Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ku diskutuan për vullnetin e përbashkët për ta zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve në shkallë edhe më të larta nëpërmjet disa projekteve konkrete.

“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo fushë të politikës së jashtme e për forcimin e faktorit shqiptar në përgjithësi.”- u shpreh Cakaj.

Në përfundim, Cakaj ka ftuar homologen e tij në Tiranë, për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy